Sipas MeteoAlb vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë mëngjesit.
Mesdita sjellë shtim të vranësirave në veri dhe juglindje të vendit duke gjeneruar reshje të izoluar shiu e dëbore. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 10°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Dita e martë paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të dendura, të cilat pas mesditës pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por sërish mbrëmja dhe orët e natës sjellin pauzë të reshjeve dhe mbizotërim të kthjellimeve.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dëbore. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë territorin e MV.
Rajoni dhe Europa
Kthjellime dhe vranësira kalimtare kanë dominuar pjesën më të madhe të kontinentit konkretisht në Perëndim-Qendër dhe zonat Jugore. Ndërsa ndikimi i motit të paqëndrueshëm në Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht rajonin e Ballkanit.
g.kosovari