Një ngjarje e rëndë m pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, në qytetin bregdetar.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B.
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.
/a.r