Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër, ka publikuar historinë e një të riu që u kthye nga jashtë shtetit ku jetonte prej vitesh për të investuar në Përmet.
Arbër Goga bashkë me mikun e tij italian, Denis, kanë restauruar në zemër të zonës historike një nga shtëpitë më të mëdha, duke e shndërruar në një hapësirë fantastike për turizmin.
“Nëse Përmeti s’do të kishte marrë vëmendjen e duhur këto vite me investime konkrete që krijuan një perspektivë të qartë turistike për qytetin, që siç thonë i ka të gjitha përveç detit, me siguri nuk do të kishim as këtë hapësirë fantastike në zemër të zonës historike. “Villa Përmet” është një shembull domethënës për ata që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme më të mirë, një histori frymëzuese për shqitparët jashtë vendit që mendojnë të kthehen dhe të investojnë në vendlindje. Bravo Arbër!”, shkruan Çuçi teksa publikon edhe videon.
/a.r