Në shtetin ku jetojnë mbi 1 miliardë veta, ka edhe çudira nga më të ndryshmet. Një e tillë u ka ndodhur disa banorëve në provincën Xingdeng, të cilët kanë përfituar disa apartamente pasi kanë dhënë tokën e tyre për tu ndërtuar një pallat.
E bukura është se brenda shtëpive të tyre kalojnë këta kabuj të trashë elektrikë. Kjo ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes së ndërtuesve të shtëpive dhe kompanisë që furnizon me rrymë.