Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë disa emra nga disa parti të ndryshme për verifikim të thelluar për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Nga Partia Demokratike do të dërgohet për verifikim emri i Agron Kapllanajt, Gentjan Muçës, Rezart Tushës dhe Zef Hilës. Nga radhët e Partisë Socialiste do të dërgohen emrat e Artan Bitrit, Halim Dautit dhe Leonard Beqirit.
Po ashtu për verifikim do të dërgohet emri i Tom Doshit nga radhët e PSD-së dhe Kleo Muratajt. Edhe LSI-së do t’i dërgohet një emër për verifikim që është ai i Arbër Arifajt. Në radarët e KQZ-së është vënë edhe koalicioni ABEOK, ku emrat e Altin Gjeloshajt dhe Elsa Vokës do të nisen për verifikim.
Ligji i dekriminalizimit, i iniciuar nga partitë politike në vendin tonë, ndalon personat e dënuar të kandidojnë në zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar më herët se për të gjithë kandidatët që do të kenë indicie do të kërkohet verifikime nga Prokuroria.
Koalicioni ABEOK:
-Altin Gjeloshaj
-Elsa Voka
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim:
-Arbër Arifaj
Partia Demokratike:
-Agron Kapllanaj
-Gentjan Muça
-Rezart Tusha
-Zef Hila
Partia Socialdemokrate:
Kleo Murataj
Tom Doshi
Partia Socialiste:
Artan Bitri
Halim Dauti
Leonard Beqiri