Ajo sot është një ndër këngëtaret e reja më të kërkuara.
Po bëhen gati dy vite kur Enca Haxhia provoi fatin në talent show-in “The voice of Albania” sezoni i parë.
Atë kohë Enca ishte 16 vjeç dhe me performancën e saj të parë nuk arriti të kaloj fazën e audicioneve të fshehura. Asaj iu dha edhe një mundësi tjetër po që as atë nuk arriti ta kaloj, transmeton lajmi.net.
Por kjo gjë nuk e ka ndaluar Encën të vazhdojë rrugën e muzikës. Madje ajo sot është më e famshme se të gjithë konkurentët e 4 edicioneve të “The Voice”, duke qenë shumë aktive me projekte muzikore dhe koncerte.
Sot ajo numëron mijëra fansa dhe jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.