Komisioneri për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një bisedë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ku në fokus të diskutimit të tyre ka qenë procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Përmes një statusi në Twitter, Varhelyi theksoi se shkëmbyen pikëpamje për procesin e zgjerimit drejt BE, duke nisur me bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Diskutim i mirë sot me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamje mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ecur përpara procesi i zgjerimit në Bashkimin Europian, duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID19 vazhdon.”, shkruan Oliver Varhelyi./ b.h
Good discussion with MFA @HeikoMaas today. Exchanged views on #WesternBalkans & the need to move forward #EU enlargement process, incl by launching accession talks with #Albania & #NorthMacedonia as soon as possible. Our support to the region in fighting #COVID19 continues. pic.twitter.com/q3PrDCXJkd
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 22, 2021