Deklaratat e fundit mjaft kritike në drejtim të mazhorancës dhe kreut të saj Edi Rama, nga ana e studiuesit Aurel Plasari, kanë sjellë reagimin e Dritan Hilës.
Hila shkruan se një emër i tillë, i sjell ndërmend këllirën, duke i kujtuar Plasarit se si “kur bënte protesta opozita e majtë ai dilte kundër, dhe tashmë kur protestojnë të djathtët ai kritikon mazhorancën e majtë.
“Shume i lezetshem amerikani Abrahams tek “Shqiperia e re”, kur tregon si u deshen 4 dite per te mbledhur 300 firma per formimin e PDse.
Pastaj kur tregon si Rudolf Marku ju mbylli zyrat per nje artikull kritik ndaj Berishes, dhe Aurel Plasari i beri copë ne gazeta.
Rudolfi e mban veten per poet. Ne ’97en ishte ambasador ne Londer, mbylli ambasaden pas renies se Berishes, dhe u zhduk pa lene gjurme, duke diskretituar shtetin qe perfaqesonte.
Ndersa Plasari ne 2011en, shante demostratat e PS ne opozite, ndersa tani mbron ato te PDse.
Protesta eshte gjithmone e drejte Aurel, edhe kur behej ne 21 Janar, edhe ne 8 Dhjetor.
Sepse me vjen ne mëndje këllira, qe ne e prodhojme me kaq shumice kur lexoj keta emra”, shkruan Hila.