Pas takimit kokë më kokë me kreun e NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të aleancës së atlantikut që Ballkani perëndimor do të gëzonte një stabilitet të plotë nëse edhe Kosova do të ishte pjesë e NATO-s. Në kushtet kur perëndimi dhe e gjithë bota e civilizuar përballen me kërcënimin e terrorizmit dhe ISIS, nevoja për të qenë të bashkuar i jep dhe më shumë siguri Ballkanit perëndimor, duke mos lënë “zona gri”, sic dhe e cilësoi Kryeministri mospërfshirjen e Kosovës në NATO.
“Ne ndajmë shqetësimin për kërcënimin serioz që paraqet terrorizmi, i shfaqur sot, në formën e një nazizmi të ri, tek i ashtuquajturi ISIS. Të gjithë aleatët ndihen të kërcënuar dhe njëkohësisht zotërojmë vullnet për të luftuar dhe për ta përballuar këtë betejë që është quajtur po ashtu edhe si një luftë e tretë botërore.
Specifikisht i shpreha Sekretarit të Përgjithshëm të Përgjithsëhm,mirënjohjen tonë për vendimin dhe ftesën drejt Malit të Zi, sepse për ne zgjerimi i mëtejshëm i NATOS, është një zgjerim i hapësirës së demokracisë dhe sigurisë së mbrojtur.
Ne jemi mbështetës dhe po aq, edhe për anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit. Në këtë kontekst, Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë mundësinë e isntitucionalizimit dhe afrimit të NATO-s me Kosovën, Bindja jonë është se në këtë rajon nuk duhen lënë zona gri, dhe duhen eliminuar të gjitha potencialët që mund të shfrytëzohen nga e keqjë që përballemi bashkarish. Ne duam fort të besojmë që ndjeshmëritë përkatëse bilaterale nuk do të vazhdojnë të bëhen pengesë në një proces që ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë dhe kërcënimin e hapur që sot i prek të gjithë së bashku.Sa më shumë të konsolidohet kjo hapësirë dhe vetë aleanca e shtrirë gjeografikisht, aq më të sigurt jemi të gjithë.”- tha Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Shqipëria ka qenë një faktor mjaft i rëndësishëm stabiliteti në të gjithë rajonin. Kreu i NATO-s shtoi gjithashtu se politika e dyerve të hapura për këdo vend që këron të anëtarësohet në këtë aleancë ka gjetur mbështetje në rajonin e ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
“Ju luani një rol kyc kur bëhet fjalë për stabilitetin e rajonit të ballkanit perëndimor. Besojmë shumë se nëpërmjet bashkëpunimit me fshiqnjët ju ofroni një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e këtij rajoni.
Vetëm pak ditë më parë morëm vendimin historik, në këshillin e atlantikut verior, duke qenë se vendosët që të ftojmë Malin e Zi për tu anëtarësuar në NATO.
Ky angazhim pasqyron angazhimin tonë për stabilitetin e rajonit, Shqipëqria ka qenë një mbështetëse e fortë dhe për këtë ju falenderoj, për mbështjetjen tuaj ndaj politikës sonë të dyerve të hapura.” – tha sekretari i NATO-s.
Një tjetër pikë e konferencës së përbahskët ka qenë edhe nevoja për të rritur mbrojtjen e shteteve kundrejt kërcënimeve ndaj ISIS. Një formë e parandalimit për kreun e NATO-s është dhe rritja e finacimeve për mrbotjen. Dicka të tillë pohoi dhe kryeministri Rama, kur nënvizoi se për vitin e ardhshëm Shqipëria ka parashikuar një rritje të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes. Synimi i qeverisë tha Rama, është modernizimi i ushtrisë.
“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë, ashtu sic dhe u vendos vitin e kaluar në Ëells. E kuptoj se Shqipëria mund të ketë probleme ekonomike dhe e vleresoj shumë që keni vendosur që të rrisni buxhetin për vitin e ardhshëm të mbrojtjes.” – vlerësoi kreu i NATO-s
“Kemi frenuar rënien e buxhetit të brendshëm, dhe për vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e buxhetit. Kemi synuar modernizimin e Ministrisë së mbrojtjes.”- tha Rama.
Por a është Shqipëria njëri ndër shtetet që juanë vënë në shënjestër nga terroristët?
Duke ju përgjigjur pyetjes nëse Shqipëria është vend i rrezikuar ndaj sulmeve, kreu i NATO-s tha se asnjë vend nuk është i imunizuar, nisur kjo dhe nga sulmet në mes të Francës, një shembull që dhe e tregon më së miri këtë.
“Vizita ime në Tiranë nuk është se është dicka që e kemi vendosur për shkak të sulmeve të nëntorit në Paris. Ajo çfarë mund t’ju them kur vjen fjala për kërcënimet, është fakti se asnjë vend nuk është i paprekshëm ndaj sulmeve, ndaj duhet të jemi të përgatitur, që të intensifikojmë mbrojtjen kundër këtyre sulmeve.
Kryeministri iu përgjigj shkurt kësaj pyetjeje, duke thënë se “Shqipëria nuk është as më pak e as më shumë e kërcënuar nga ISIS, se ç’janë dhe vendet e tjera”.
Gazetarët e pyetën kryeministrin nëse nga ana e NATO-s i është kërkuar Shqipërisë që të japë trupa ushtarake në luftën kundër ISIS. Në lidhje me këtë çështje Kryeministri la të kuptohet se një kërkesë e tillë nuk i është bërë Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë është i gatshëm për çdo bashkëpunim me NATO-n në luftën kundër terrorizmit.