Milan është rikthyer tek fitorja në kampionat pasi kuqezinjtë mposhtën 3-2 Fiorentinën në “Artemio Franchi” për të mbajtur në presion Interin kryesues, që këtë javë nuk zbriti në fushë për shkak se në radhët e tyre kishte të infektuar me COVID-19.
Milan kaloi në avantazh që në minutën e 9-të me Ibrahimovic por reagimi i vjolëve ishte i shpejtë, duke përmbysur gjithçka. Megjithatë, Milan u zgjua dhe shënoi dy herë, me Diaz dhe Çalhanoglu për rezultatin përfundimtar 3-2.
Fitore që e konfirmon Milanin në vendin e dytë dhe e dërgon në 6 pikë distancën me Interin kryesues./ b.h