Kryengritësit talibanë gjatë 24 orëve të fundit, kanë sulmuar aeroportin në Kandahar të Afganistanit, duke vrarë 50 njerëz.
Ministria e Brendshme afgane ka thënë se të paktën 11 militantë qëndrojnë prapa këtij sulmi, i cili filloi të mërkurën.
Në mesin e të vrarëve janë 38 civilë, 10 ushtarë afganë dhe dy zyrtarë policorë si dhe 11 militantë, thonë zyrtarët afganë. Ndërkaq, dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aeroporti i Kandaharit, është një zonë që për vite me radhë është përdorur si zonë për organizimin e operacioneve ndërkombëtare. Ky aeroport ka shërbyer si bazë ushtarake për ushtrinë afgane por dhe për pjesëtarët e NATO-s.