Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit gjatë orëve të fundit.
Për pasojë, kanë nisur problemet e para në qytetin e Vlorës, ku ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore për shkak të prezencës së lartë të ujit në rrugë.
Ndërsa kanalet shkarkuese të ujërave që derdhen në vijën bregdetare, veç ujërave kanë shkarkuar edhe mbetje plastike.