Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se ato do të fitojnë edhe mandatin e 9 në këtë qark. Po ashtu Balla theksoi se lista e LSI-së është si një thes ku janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia.
“Dash Sula duhet të përfaqësojë në Kuvend Dumrenë, provokim dhe fyerje më të mëdha të asaj krahine nuk ka. PD e ka fshirë fare nga lista. Lista e fallxhores, ka një listë brenda së cilës janë fshehur persona që janë në kërkim nga drejtësia, dhe që kanë abuzuar me financat publike. Të vish në 2021 të dy listat edhe PD edhe LSI që nuk kanë asnjë lloj lidhje me Elbasanin është fyese. Detyra jonë është jo të arrijmë objektivin minimal, unë kam qenë i mendimit të isha i 9 pasi unë jam besim plotë se ne do ta marrim mandatin e 9. Ka qenë një vendim unanim dhe është një shprehje kuptim plotë. Mandati i 9 i socialistë në Elbasan ne do ta fitojmë falë angazhimit tuaj dhe punës që është bërë. Vlera e investimeve për frymë në Elbasan nuk ka pësuar ndryshime pavarësisht pandemisë dhe tërmetit.’- tha Balla.
g.kosovari