Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë aktivitetit për prezantimin e “Fondacionit për Liri dhe Demokraci”, se incidentet dhe dhuna e disa tubuesve nuk ishin skenar i saj, por rezultat i keqqeverisjes dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve.
“Dhuna e vërtetë nuk është ajo që u pa të martën në shesh, por është dhuna e qeveritarëve ndaj të pamundurve, dhuna ndaj biznesit të vogël që kërcënohet me burg, dhuna e vërtetë është ndaj studentëve , ndaj fermerëve të cilëve sot nuk u jepet ajo që u është premtuar, por u mohohet dhe tregu. Dhuna e vërtetë është dhuna ndaj klasës së mesme shqiptare, ndaj medias dhe shtypit të lirë” – tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për prezantimin e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, se sot vendi është i pasigurt. Sipas tij sot nuk ka shtet të së drejtës, por shtet të padrejtësive.
“Kemi një Shqipëri të frustruar, të zemëruar, të pasigurt. Të ndalemi në rrethanat shkaqet, problemet dhe shkaktarët e kësaj situate është jo e thjeshtë. Gjëja e parë që do të shkonte sot në mendje sot është shteti i pa të drejtës. Deformimi i kursit të shtetit ligjor nuk është ndalur. Gjykatat shqiptare dhe Prokuroria janë sot zogjtë më të trembur përballë një ekzekutivi që i ka vënë poshtë. E vetmja pengesë ndaj kësaj të keqeje, janë zgjedhjet e lria dhe të ndershme.”, – tha Basha.
Kreu i dmeokratëve deklaroi më tej se mazhoranca ka përdorur individët e inkriminuar për blerjen e votës në 23 qershor. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, u shkel marrëveshja kundër dekriminalizimit, duke kandiduar persona me të shkuar të errët, dhe duke i përdorur ata për t’i bërë presion votuesit.
“Kontigjentët kriminal, në vend që të pastroheshin nga listat siç ishte rënë dakord në marrëveshjen e 24 dhjetorit, u derdhën për të blerë votën e shqiptarëve. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit është një skandal alarmi për të gjithë ne këtu dhe miqve që i duan të mirën Shqipërisë. Shkatërroi valvulën e fundit, mundësinë e fundit për një tranzicion paqësor, dhe llogaridhënie. Kur bie shteti ligjor, kur uk ka shtet të së drejtës por shtet të padrejtës, kur nuk ka më pushtet gjyqësor, që ti bëj ballë arbitraritetit të qeverisë, kur kapen dhe zgjedhjet, atëherë çfarë mbetet. Unë besoj se kemi dhe një shans të fundit, shansi ëhstë një konsensus shoqëror, jo për të djathtët, por të djathtë e të majtë bashkë”, -vijoi Basha.
Përpos kritikave të ashpra në drejtim të mazhorancës, në aktivitetin për prezantimin e “Fondacionit për Liri dhe Demokraci” Basha gjeti vend për listimin e disa arritjeve të vendit sipas tij, në 25 vite pluralizëm politik.
“Dua të prek 3 çështje, së pari një bilanc të shkurtër se ku jemi, për ato që u ngritën studentët, liri demokraci. Për 25 vite Shqipëria ka ecur jo pak, duke lënë pas një nga trashëgimitë më të hidhura komuniste. La një shoqëri në varfëri të thellë. Sot pas 25 vitesh kemi një Shqiëpri tjetër, e cila vetëm 6 vite më parë u bë anëtare e NATO. Kemi një Shqipëri e cila më në fund është kandidate për anëtarësim në BE”, -tha Basha.
Basha u ndal edhe te problemet ekonomike që po kalojnë shqiptarët, duke theksuar se 73 mijë vetë humbën punën, 100 mijë shqiptarë i janë drejtuar Gjermanisë për azil dhe 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane për të ikur nga vendi. Sipas tij, shqiptarët i detyron të largohen modeli qeverisës i padrejtësive dhe represionit.