Gjiganti teknologjik Samsung ka njoftuar se do të krijojë një skuadër për të krijuar teknologjinë për automobilat e rinj, duke paralajmëruar futjen në industrinë automobilistike. Skuadra e re do të fokusohet në krijimin e pjesëve që do të përdoren në automobilat vetë-drejtues, raporton WSJ.
Samsungu, që njihet për telefona të mençur, ka krijuar edhe ekrane dhe pajisje tjera elektronike për televizorë dhe makinat për larje. Ky njoftim ishte konfirmimi i parë zyrtar për inkuadrim në industrinë e automobilizmit. Samsungu tani pritet të luajë rol të rëndësishëm në informatat teknologjike në automobilizëm.
Një veprim të tillë nga kompanitë teknologjike kanë marrë edhe Google dhe Apple.