Korça zbardhet sërish nga dëbora. Në qytet gjatë ditës së sotme ka pasur reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës reshjet janë ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.
Zonat më të përfshira nga dëbora sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale janë Dardha dhe Devolli ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja.
Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme por sipas tyre reshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve ne vijim dhe sakaq sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal.