Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të jetë në QSUT në Tiranë. Nga foto duket se spitali ka marrë formë nga jashtë, një ndërtesë prej 6 katesh dhe është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama shkruan se ky transformim është shëmbëlltyra që qeveria e tij ka bërë për Shëndetësinë në këto 8 vite.
“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë që duam”, shkruan Rama.
/a.r