Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me banorët në zonën Arapaj ku edhe ka gjetur rastin të falenderojë ata qytetarë të cilët për 30-vite e kanë mbështetur Partinë Demokratike duke theksuar se me Ramën tashmë janë bërë hapa pas në zhvillimin e vendit.
“Kam një përshëndetje për të gjithë ju që për 30-vite keni kontribuar për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e këtij vendi.
Qeveria e Ramës për 8-vite na la në vend-numëro, duke mos ecur asnjë hap as në shëndetësi, as në ekonomi, as në arsim, por përkundrazi na ka kthyer pas.
E kaluam një moment atë që do ta quaja “renditje e turpit” si vendi më i varfër në Europë, ndërsa qeveria Rama na ktheu aty ku ishim, por kjo nuk është thjeshtë çështje renditjeje dhe nderi, këtë ne e vuajmë çdo ditë.”– tha Paloka.
Paloka gjithashtu preku dhe temën e largimit të të rinjve dhe shqiptarëve drejt vendeve të Eurpës njëlloj si në vitet ’90 për shkak të varfërisë.
Këtë “arritje” të qeverisë, Paloka e ironizoi duke e cilësuar si të vetmen gjë në të cilën jemi në vendin e parë, duke e paralelizuar me largimin e të rinjve nga Siria që është një vend në luftë.
Përsa i përket programit të paraqitur nga pala kundërshtare, Paloka e cilësoi programin e qeverisë Rama, si një program tullumbac që lëshohet gjatë zgjedhjeve, një program pa fantazi ku premtohen vetëm aeroporte.
“Ne kemi një program jo si ai i Ramës, që lëshon disa tullumbaca. I mungon fantazia dhe premton aeroporte kudo që shkon, e ka mbushur Shqipërinë me aeroporte.”- tha ai.
Në përfundim të fjalës, Paloka e quajti fitoren si hapin e parë të ndryshimit dhe se më tej duhet t’u jepet zgjidhje qytetarëve për problemet e shkaktuara nga Rama.
Me lista te hapura ti Palok nuk merr vota ne Durres.