Përfaqësuesja e Misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Urszula Gacek, është shprehur se është ftuar nga Shqipëria për të monitoruar zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një konferencë për mediat, Gacek ka theksuar se në tre raportet e tyre, do të shkruhet çdo detaj në lidhje me zgjedhjet.
Misioni i vëzhgimit të ODIHR do të qëndrojë në Shqipëri deri më 17 Maj, në mënyrë që të mbikëqyrë gjithçka.
“Jemi ftuar nga Shqipëria për të parë zgjedhjet e 25 Prillit dhe do të qëndrojmë deri më 17 maj. Do të shkruajmë 3 raporte për zgjedhjet e 25 Prillit. Në raportet që ne do të bëjmë do të shkruhet çdo detaj në lidhje me zgjedhjet. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve. Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çfarë ndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam. Ky është prezantimi ynë, dhe pse jemi vendosur këtu”, tha Urszula Gacek.
/a.r