Ditët e fundit telefonatat nga zyrat e partive janë bërë të shpeshta.
Jo vetëm që bëjnë sondazhe dhe verifikime për votuesit e tyre, por një pjesë shpjegojnë edhe programin.
Në audion që po bëhet virale është një koordinatore e PD e cila telefonon një emigrant të sapo ardhur në Shqipëri.
Për veç nivelit mediokër dhe njohurive të kufizuara ajo vihet në lojë nga qytetari i cili, duket se e pret me qetësi shpjegimin e koordinatores së zotit Basha.
Kordinatorja e nis bisedën se Basha është për integrimin europian dhe për këtë ka dhe një program që do ta realizojë kur të vijë në pushtet.
Kur qytetari e pyet se çfarë programi ka PD, ajo i përgjigjet se do hapë 110 mijë vende pune.
Me ironi qytetari e pyet koordinatoren se si do i hap vendet e punës kur Basha nuk është vet në punë, ajo nuk e kupton, por i përgjigjet duke i thënë se duhet të vijë në pushtet.
Qytetari vijon më tej me pyetjen ironike; Pse nuk është në pushtet zoti Basha?
Përgjigja e koordinatores është: Nuk është në pushtet sepse në pushtet ndodhet zoti Rama.
Më tej koordinatorja e pyet; a do e mbështesni zotin Basha dhe PD?
Qytetari me qetësi i thotë: Absolutisht që Jo!
Me tej kur qytetari i e pyet koordinatoren se ku i ka gjet Basha pikat e programit, ajo i thotë se janë nevojat më bazike të qytetarëve.
Qytetari me ironi vijon duke i thënë se mua s’më ka pyet ndonjëherë për nevojat që kam.
Në fund telefonata mbyllet me batutën e qytetarit që i thotë koordinatores: Aty te numri im shkruaj PS që në lindje. Bashës sikur 500 vjet të kem nuk i jap asnjëherë votë.