“Problemi është ky, që kanë pallë këta, apo s’kanë pallë këta, Ilir Meta me gjithë PD-në”.
Kështu deklaronte Fatos Lubonja, një mbështetës i hapur i Ilir Metës, një ditë më parë.
Ka kohë që në fakt, gazetarët dhe analistët pranë PD e LSI nxisin aktet ekstreme në politikë.
Madje, Lubonja me shokë qenë të parët dhe ata që frymëzuan Lulzim Bashën të dilte nga sistemi politik, duke e marrë më qafë pasi Edi Rama e bëri si deshi Kodin Elektoral, duke qenë se opozita u largua nga Kuvendi, dhe i detyroi të hyjnë të ndarë në zgjedhje, çka i pakëson ndjeshëm shanset e PD dhe LSI të vijnë në pushtet.
Ndaj tani po kërkojnë sërish përplasje, pasi duan me çdo kusht rrëzimin e Edi Ramës.
Njëri, Fatos Lubonja, thotë se PD dhe Ilir Meta duhet të tregojnë që kanë pallë.
“Unë e shikoj situatën që ka ardhur këtu, kur mbaron fjala, gjykon palla.
Problemi është ky që kanë pallë këta, apo s’kanë pallë këta, Ilir Meta me gjithë PD-në.
Unë them aman të kishin, por s’di a kanë.
Ju thoni po gërmushet presidenti, problemi është sa kanë pallë këta.
Ju kërkoni që këta të sillen si në një vend normal, presidenti, PD, e të tjerët”, tha Lubonja.
Arjan Çani nga ana tjetër, quan budallenj dhe të shitur, ata që votojnë Ramën dhe jo Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.
Ilir Meta me Lulzim Bashën ndërkohë, kanë vënë në zbatim planin e tyre për të shkaktuar trazira e kanë një javë që veç provokojnë.
E nisi presidenti me përleshjen me policinë dhe e mbylli javën Luçiano Boçi, që vete e sulmon një biznesmen, vetëm pse nuk mbështet PD-në.
Duket se do të bëjnë çdo gjë, vetëm që të vijnë në pushtet, pasi tani barrierat kanë rënë dhe çdo gjë justifikohet, siç bën Fatos Lubonja, me argumentin se Rama i ka të gjitha pushtetet dhe këtyre u ka mbetur veç palla në dorë.
Veçse harrojnë, se janë ata që i lanë veç me pallën në dorë, kur nxisnin Lulzim Bashën të dilte nga Parlamenti.
Ndaj tani, iu ka mbetur veç palla për të ardhur në pushtet!
(TemA)
Kesaje i thonë, fut në bythë, pallën tënde.