EMA deklaroi sot se vaksina AstraZeneca është e sigurt, e efektshme dhe nuk shkakton trombozë apo mpiksje gjaku. Në një situatë ku infektimet me COVID-19 po rriten në të gjithë botën, vaksina shihet si e vetmja shpresë. Ky vendim i EMA duket se është pritur me padurim edhe nga vetë shtetet që e kishin pezulluara AstraZeneca pasi vetëm pak orë pas vendimit të saj, Gjermani, Franca, Spanja dhe Italia rinisën vaksinimin me këtë vaksinë.
Në emisionin ‘Repoltix” në Report Tv po diskutohet pikërisht për AstraZeneca-n, ku një panel mjekësh dhe nga sektori i Shëndetësisë thanë njëzëri dhe me bindje se do të vaksinohen me AstraZeneca pa hezitimin më të vogël.
“Pa diskutim dhe pa hezitimin më të vogël do e bëja”, tha Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë dhe kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve
“Pse të mos e bëja, kam përshtypjen se radha me AstraZeneca do na vijë” tha kirurgu Engjell Bejtaj.
“Nuk do kishte problem fare, do ta bëja vaksinën”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Do ta bëja, madje edhe para se të dilnin këto dyshime për trombozë kisha vendosur që doja të bëja AstraZeneca-ën” tha profesori Fabian Cenko në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.