Forcat policore në qytetin e Sidneit, arrestuan dy të rinj, një 20-vjeçar dhe një të mitur vetëm 15-vjeçar, pasi dyshohen se janë pjesëtar të një grupimi terrorist.
Sipas hetuesve, dy të rinjtë kanë lidhje me grupimin e 16 personave që janë ndaluar shtatorin e vitit të shkuar, gjatë një operacioni antiterror të policisë australiane.
Aso kohe aksioni u cilësua si më i madhi i zhvilluar ndonjëherë kundër terrorizmit në këtë vend, dhe ku u angazhuan mbi 800 forca policore.
Sipas autoriteteve vendase, arrestimet nuk ishin të lidhura me një komplot të ri, por në provat e gjetura gjatë bastisjes së fundit bëhet fjalë për sulme ndaj ndërtesave qeveritare, si dhe ndaj forcave të policisë.
“Është shqetësuese që ne vazhdojmë të merremi me adoleshentë në këtë situatë të krijuar”, tha zëdhënësi i policisë, i cili konfirmoi për njërin prej të arrestuarve të enjten se ka prova bindëse për radikalizimin e tij. Për të vënë para gjykatës një 15-vjeçar, mbi të cilin rëndojnë akuza shumë të rënda që mund të çojnë deri në burg të përjetshëm, përballemi me vështirësitë e zbatimit të ligjit”, tha zëdhënësi i policisë.