Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që të detyrojë qeverinë që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave.
Ishte një ankimim i Partisë Republikane, e cila çoi në këtë gjykatë pikërisht masat shtrënguese në prag fushate, të cilat nuk kishin një afat të fundit se kur mund të mbaronin.
Për këtë Partia Republikane iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e urdhrit me pretendimin se ai bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndalon aktivitetin politik të saj dhe të partive të tjera opozitare dhe zhvillimin e mbledhjeve partiake dhe të tubimeve, tërësisht, pa asnjë dallim.
Urdhri duhet të kishte një kohëzgjatje të përcaktuar për zbatimin e tij, afat i cili duhet të përfundonte përpara fillimit të fushatës zgjedhore.
Gjykata Kushtetuese e ka marre parasysh këtë ankesë dhe brenda një jave qeveria do duhet të përcaktojë se deri kur do të ketë kufizime të orareve dhe masa të tjera shtrënguese për shkak të Covidit./Tema