Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologen e saj bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Përmes një mesazhi në “Twitter” Xhaçka ka zbuluar se në fokus të diskutimit të tyre ka qenë integrimi i vendit në BE.
“Telefonatë e mirë me ministren Zaharieva. Vlerësoj shumë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE të Shqipërisë dhe në të vërtetë të të gjithë rajonit të Ballkanit. Sfidat mbeten, por vetëm duke punuar së bashku mund të kapërcejmë të gjitha vështirësitë.”, shkruan Xhaçka.