1766 drejtues mjetesh, janë gjobitur, gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë kapur në shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, dy prej të cilëve, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 1766 masa administrative, si më poshtë:
549 masa administrative për parakalime të gabuara.
367 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
468 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
267 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
94 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
21 masa për shkelje të semaforit.
Polica e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.