Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj e cila kandidon e 13-ta në listën e PS në Tiranë më 25 prill, në një intervistë në Report Tv teksa ka folur për listat ka bërë dallimet mes kandidatëve së mazhorancës me të opozitës.
Ajo ka deklaruar se PS s’ka kandidatë me të shkuar kriminale ndërsa PD e LSI kanë. Për dorëzimin e listave Felaj thotë se PD nuk respektoi afatet e KQZ, si dhe nuk respektoi kuotën gjinore të përcaktuar. Këtu shtoi se PS garon me një skuadër të mirë dhe ka një ambicie të lartë e cila është e lidhur me të gjitha punët që kanë bërë.
“Ne kemi hyrë në prezantimin e listës në çdo qark. Kur u bë prezente për të gjithë vendin kemi respektuar të gjitha afatet e KQZ, këtë se ka bërë PD madje s’pati një listë kur të gjithë donin të dinin se cilët do të ishin emrat. Në Lsi kanë pasur shumë problematika që me renditjen e kandidatëve. Ne duhet ti mëshojmë fort mbrojtjes gjinore, që gratë të jenë politikbërëse. PS e ka respektuar dhe spati asnjë problematikë të tillë në respektimin e kuotës gjinore. Në listat e partive të tjera kanë shkelur kushte e kuotës gjinore por edhe të dekriminalizimit. Ne s’kemi asnjë kandidat që ka rekorde në drejtësi. Ndërkohë që të dyja partitë e tjera e kanë këtë problem, janë akuzuar për afera korruptive.
Kujtojmë lobimet që bëri në 2017 për zgjedhjet… Ne vijmë me një listë me emra të rinj. Nuk jemi përpjekur tu ofrojmë vende të sigurta veteranëve të PS. Partitë të jenë të hapura dhe ta ndiejnë veten në një stad të barabartë. PS garon me një skuadër dhe ka një ambicie të lartë e cila është e lidhur me të gjitha punët që kemi bërë. Është e rëndësishme që këto punë të thellohen dhe deri në fund të ofrojmë qasje të reja”, tha Felaj.
Duke iu referuar mënyrës se si kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon fushatën, Felaj thotë ai e ka vendosur veten në pozicionin e atij që s’i intereson jeta e qytetarëve dhe rreziku që u kanoset atyre nga COVID. Për Felajn ardhja e Bashës në pushtet është një ëndërr e tij.
“Është flagrante ajo që po bën Basha në emër të një fushate zgjedhore, ska votë që shkëmbehet me shëndetin e qytetarëve, u bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Smund të tregohemi kaq tamafqarë kaq flagrant, Basha është vendosur në pozicionin e atij që si intereson jeta e qytetarëve. Basha ka thënë gjithë këtë kohë se vaksinimi është një shfaqje e Ramës, do sjellë vaksina duke u lidhur me vende të Be. Ardhja e Bashës në pushtet është një ëndërr e tij për shkak të kohës që rri në gjumë”, shtoi ajo.
Për kreun e shtetit Ilir Meta, ajo thotë se ka “zhveshur” kostumin e presidentit duke dalë në fushatë në shërbim të partisë e tij. Sipas saj Meta, Basha, Kryemadhi dhe Berisha janë kundër Reformës në Drejtësi.
“Meta e ka hequr kostumin presidencial prej kohësh e ka vënë dorezat e boksit e ka hyrë në ring. Po i shërben oartisë së tij. Sjellja e tij turpëruese e dënueshme nga ligji. Ai nënkupton që është një subjekt i drejtësisë së re për të gjitha zullumet që ka bërë në detyrën e presidentit. Meta Basha dhe Kryemadhi, Berisha janë kundër reformës në drejtësi madje kanë deklaruar se ditën që do vijnë në pushtet do ta zhbëjnë reformën në drejtësi. Korrupsioni në fushën e drejtësisë ka penguar ecjen përpara.
Ilir Meta është bërë agresiv. E gjitha tregon se kanë frikë dhe janë të humbur në këtë betejë. Janë shumë të vegjël dhe kjo i zvogëlon gjithmonë në atë që bëjnë. Ligjin zgjedhor se garanton as meta dhe askush tjetër. Ky lloj tensioni është bërë për të krijuar idenë se kanë mbështetje dhe do të vijnë në pushte por kjo sështë e vërtetë. Unë për vete jam e qartë që ska arsye për ti besuar dhe as për ti marrë në konsideratë”, nënvizoi Felaj.
Felaj ka folur dhe për situatën problematike të krijuar nga sirianët të cilët sot janë zhvendosur nga Babrruja për t’u izoluar në një qendër të mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karretë Vorës. Në fillim të këtij viti Felaj thotë se kaluan në parlament ligjin për azilin, i cili ofron standarde të trajtimit të tyre.
“I gjithë emigracioni i paligjshëm kalon nga Turqia në Greqi nga Greqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në vende të Be. Jemi si vend tranzit. Lista kundër migracionit të paligjshëm dhe fenomene të tjera që e shoqërojnë janë fenomeme që nuk frenohen bashkarisht. Në fillim të këtij viti ne kaluam në parlament ligjin për azilin. Një ligj që ofron standarde të qarta të trajtimit të tyre. Ne kemi një qendër kombëtare të pritjes së këtyre emigrantëve.
Jemi duke bashkëpunuar me frontex agjenci evropiane që ka një eksperiencë të çmuar në këtë fushë dhe jemi vendi i parë në ballkan që e kemi këtë bashkëpunim me Frontex. I gjithë ky fluks është një fluks që edhe në linjat e ligjit të ri për azilin do të dimë ta menaxhojmë e ti japin drejtim. Edhe si komision sigurie kemi pasur rast të jemi në të gjitha qendrat e pritjes dhe shqetësimet që kemi marrë nga punonjësit dhe kategoria e njerëzve ne i kemi reflektuar në ligj. E gjitha këron bashkëpunim ntë fortë ndërkombëtar”./a.p