Nipi i Vilson Blloshmit, Ilirjan Blloshmi, pas deklaratës se Ilir Meta i ka çuar njerëz gjyshit të tij për t’i dhënë një dekoratë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, mes të tjerave ka dencuar edhe Agron Tufën.
Ai thotë se ky i fundit ka marrë 125 mln lekë nga Bujar Leskaj, kur ky i fundit ka qenë ministër Kulture, për disa buste për Vilson Blloshmin.
Por, sipas tij, Tufa ka botuar veç një libër për Vilson Blloshmin, që kushtoi veç 12 milionë lekë, ndërsa të tjerat dihet se ku përfunduan.
“Ilir Meta, osë me saktë, bibilushi i tij, kishte çuar dikë për të takuar tim gjysh në fshat për t’i dhënë dekoratë.
Sa për Tufën, gjoja për bustet e Vilsonit, që janë dhënë plot 125 milonë lekë, me firmën e Bujar Leskajt, e di ça bëri Tufa?
Botoi një liber që kushoi vetëm 12 milionë lekë.
Të tjerat i mori lumi”, shkruan ai, ndërsa debaton me dikë në faqen e vet.
/a.r