Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur sot në “Open” për rolin e gruas në politikë dhe vështirësitë që hasin çdo ditë, duke kujtuar dhe vështirësitë e punës së saj gjatë periudhës që ishte pjesë e Kuvendit me qeverinë Berisha.
Topalli ka kujtuar si momentin më të vështirë përplasjen me Ilir Metën, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Gratë më rrethuan në tavolinën e kryetarit të parlamentit.
Unë i shoh si vendime politike, kësaj herë po përdornin gratë se ndoshta e bënte më të lehtë sulmit.
Sherri më Metën?
Kuptova diçka, duhet të mbyllja menjëherë seancën.
Kujtoj që Sokol Olldashi u kthye nga unë dhe më tha: Mbylle!
Më ndihmoi se ndonjëherë situata e humbet qetësinë”, -tha Jozefina Topalli.