Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga.Nëse do të votohej ditën e sotme në Tiranë, PS do të fitonte, e ndërsa LSI do të kishte një rënie krahasuar nga zgjedhjet e 2017. Rezultati surprizë është partia e Tom Doshit në kryeqytet, ku qytetarët do i jepnin 2 mandate.
Ndërkohë, deklaratat kërcënuese dhe sjellët e fundit të Presidenti Ilir Meta, gjysma e qytetarëve e cilëson si fushatë për opozitën. Ndërsa shumica e qytetarëve mendojnë se thirrja e SHBA-së për kandidatë të pastër në lista shkon për të gjitha partitë politike në Shqipëri. 60% e shqiptarëve nuk janë dakord me marrëveshjen e nënshkruar nga PD-LSI për një koalicion qeveritar pas zgjedhjeve nëse dalin fituese duke e cilësuar atë si negative.
Për herë të parë instituti Piepoli në këtë sondazh sjell efektin që ka shkaktuar krijimi i koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim. Gjithashtu për herë të parë Instituti Piepoli do të përllogarisë dhe shpërndarjen e mandateve në nivel kombëtar dhe në nivel qarqesh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Livio Gigliuto, zëvendës presidenti i institutit Piepoli tha se në sondazhin e sotëm ka pasur një kampion më përfaqësues, ku në total janë pyetur 1000 qytetarë, të ndarë në qarqe. Pyetja e parë që iu është drejtuar qytetarëve është se si e ka menaxhuar kryeministri Edi Rama pandeminë e COVID-19. ku 49% pro masave të marra, 40% janë kundër.Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.