Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Shkodër-Lezhë ku ka ndërruar jetë një person.
Bëhet me dije se ai është 55-vjeçari Eduard Grishaj.
Ai ishte duke udhëtuar me automjet, kur pas përplasjes me kamionin është shtypur përsipër nga mjeti i rëndë.
Grishaj qëndroi kohësh i bllokuar brenda në automjet, derisa autoritetet me eskavator dhe zjarrfikëse arritën t’i nxjerrin trupin.