Zamira Durdaj, në 15 mars të 2008 ditën kur shpërtheu Gërdeci humbi djalin e saj, Erisonin.
Sipas familjes Durda e vërteta nuk është zbardhur ende, dhe se ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu duhet të hetohet dhe gjykohet. Për ketë arsye Fatmir Mediu është paditur në SPAK.
“Kërkesa është për të çuar në gjyq dosjen për të vetmin të pandehur që nuk u gjykua asnjëherë nga tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu. Kjo është një kërkesë e përsëritur prej shumë vitesh dhe prokuroria në asnjë rast nuk e ka çuar dosjen për gjykim pasi u mbyll në vitin 2009 për shkak të marrjes së imunitetit” tha avokati Dorian Matlija.
Avokati i familës Durda, Dorian Matlija thotë se ishtë Fatmir Mediu ai që urdhëroi që në Gërdec të demontoheshin armë të kalibrit të madh, edhe pse ky urdhër ishte kundra vendimit këshillit të ministrave.
“ Ka një gjë që e lidh vendimarrjen e ish-ministrit të asaj kohe është pikërisht një urdhër I vitit 2007, I cili lejoi të demontoheshin kalibra të mëdhenj. Më pas sololi sasi të mëdh baruti e kombinuar edhe me keqmenaxhmin e kompanisë private dhe solli shpërthimin. Një gjë e tillë ishte e palejueshme, por me gjithë atë ai e bëri. Këshilli i Ministrave ish kundra aty predha të mëdha që në kemi parë“, tha avokati.