Angela Merkel ka fituar çmimin “Njeriu i vitit”, i cili jepet çdo vit nga revista amerikane Time. Kancelarja e Gjermanisë bëhet femra e parë që fiton këtë çmim që nga 1986, kur fitoi Corazon Aquino, presidentja e Filipineve.
Redaktorët e revistës kanë shpjeguar për lexuesit edhe arsyet se pse Merkel, lindur dhe rritur në Gjermaninë Lindore, fitoi çmimin për vitin 2015.
“2015 ishte viti kur jo një e dy, por tri herë ka pasur arsye për të pyetur nëse Europa do të vazhdonte të ekzistontej, jo kulturalisht apo gjeografikisht, por si një eksperiment historik në urtësinë për të menaxhuar marrëdhëniet brenda saj. Merket ndërkaq ishte shfaqur si lojtarja e pazëvendësueshme në menaxhimin e serialit të krizave financiare europiane, ajo gjithashtu udhëhoqi përgjigjen e Perëndimit karshi aneksimit të Ukrainës nga Vladimir Putin. Por tani perspektiva e falimentimit të Greqisë kërcënonte vetë ekzistencën e eurozonës. Kriza e emigrantëv dhe refugjatëve sfidonte politikën e kufijve të hapur. Dhe, në fund, masakra në Paris ringjalli refleksin e mbylljes së dyerjes, ngritjes së mureve dhe mosbesimit te të tjerët.
Në secilin prej këtyre rasteve, Merkel doli përpara. Gjermania do të shpëtonte Greqinë, duke vendosur kushte të rrepta. Do të mirëpriste refugjatët si viktima të mizorisë së islamikëve radikalë dhe jo si mbartës të saj. Dhe do të dërgonte trupa jashtë kufijve, për të luftuar kundër ISIS. Gjermania i ka kaluar 70 vitet e fundit duke testuar antidotin për të kaluarën e saj toksikisht genocidale, militariste e nacinaliste. Merkel shfaqi një tjetër grup vlerash: humanizëm, shpirtmadhësi, tolerancë, për të demonstruar se si fuqia e madhe e Gjermanisë mund të përdoret për të shpëtuar e jo për të shkatërruar. Është e rrallë të shohësh një lider në procesin e fshirjes së një identit kombëtar të vjetër e përndjekës. “Nëse tani duhet të fillojmë të kërkojmë ndjesë pse po tregojmë një fytyrë miqësore për t’iu përgjigjur situatave emergjente, atëherë ky nuk është vendim im”, tha ajo.
Ajo mbajti qëndrimin e saj dhe kundërpërgjigjet nuk vonuan, nga të gjitha anët. Donald Trump e quajti “të çmendur” ndërsa refugjatët “kali i Trojës”. Protestuesit gjermanë e quajtën tradhtare, kurvë; aleatët paralajmëruan për revoltë popullore ndërsa kundërshtarët paralajmëruan për kolaps ekonomik dhe vetërvrasje kulturore. Konservativja Die Welt publikoi materiale nga shpërbimet e zbulimit që paralajmëronin për sfidën e asimilimit të një milionë emigrantëve: “Ne po importojmë ekstremizmin islamik, anti-semitizmin arab dhe konfliktet etnike të popujve të tjerë, si dhe një botëkuptim ndryshe të shoqërisë dhe ligjeve”.
Sondazhet shënuan rënie mbi 20 pikë për të, ndonëse shprehte besimin te populli i saj: “Wir schaffen das”, përsëriti vazhdimisht. “Ne mund ta bëjmë këtë”.
Në një moment kur bota është e zënë me debatin e zjarrtë për balancën midis sigurisë dhe lirisë, kancelarja nuk po kërkon pak nga populli i saj, por as nga ne të tjerët. Të jemi mikpritës. Të besojmë se qytetërimet e mëdha ndërtojnë ura, jo mure, dhe se lufta fitohet brenda dhe jashtë fushëbetejës. Duke i parë refugjatët si viktima që duhen shpëtuar e jo si pushtues që duhen përzënë By, gruaja e rritur përtej Perdes së Hekurt luajti rrezikshëm me lirinë. Vajza e pastorit të kishës përdori mëshirën si armë. Mund të jeni dakord me të ose jo, por ajo nuk ndjek rrugën e lehtë. Liderët provohen vetëm kur populli nuk dëshiron të ndjekë.
Për kërkimin nga nga vendi i saj më tepër nga sa do të guxonte shumica e politikanëve; për qëndrimin e fortë kundër tiranisë por edhe interesave të ngushtë; për shfaqjen e një lidershipi të fortë moral në një botë ku gjendet me pakicë. Angela Merkel është Njeriu i Vitit nga revista Time”.
TIME / JAVANEWS