Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.
Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha :
“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”,- tha Manastirliu në Përballë.
Sipas Manastirliut Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës.
“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë”, – theksoi Manastirliu.