Xhaçka thotë se nuk ka për qëllim të thyejë herësin, por të maksimizojë votat e PS.
Sipas saj kësaj radhe në Korçë janë të sigurta 6 mandate, por luftohet për mandatin e 7-të. Për Xhaçkën, nëse punohet në ekip, jo për vota personale por për qëllimin kryesor, atëhere mund të arrihet objektivi i 7 mandateve.
OLTA XHAÇKA: Nuk kam për qëllim të thyej herësin. Ndoshta meraku është i atij në listë të dytë, jo fituese. Unë dua që PS të maksimizojë votat, dhe të jetë fituese në një qark që voton majtas, të arrijë objektivat.
Duam rezultatin më të mirë të mundshëm. Unë them apriori jam pak më e favorizuar, për shkak të peshës politike, mundësisë për të dalë në media dhe posteve që kam mbajtur. Mund të kem favorizim, por ne jemi skuadër, dhe punojmë për një objektiv të madh. Fatet personale, por ato janë dytësore në raport me objektivin madhor, që është PS.
PYETJA: Si mund të jetë gara e barabartë, mes kush në Kolonjë që ka 8 mijë votës, dhe pasardhësit Peleshi që kandidon në Korçë?
OLTA XHAÇKA: Ne jemi kandidatë për gjithë Korçën. Kufijtë tanë janë qarku. Kemi një zonë për efekt menaxhimi të strukturave, dhe për efekt plugimi të sitautës. Për të nxjerrë më të mirën. Por ndikimi dhe puna e gjithsecilit s’ka pse kufizohet vetëm në zonën administrative.
Nuk jemi të detyruar. Në një ekip që ka gjithsecili detyrat dhe rolet e veta, për objektivin, që është fitorja e PS. Padiskutim që veprojmë si një ekip. Zona ime është pak më e izoluar, më e largët nga qendra urbane. Kjo nuk do të thotë se ndikimi im do të jetë vetëm në atë zonë. Edhe për shkak të pozicionit, dhe për shkak të fushatës. Për efekt harmonizimi të punës, secilit i është ngarkuar një detyrë. Në harmoni me një vendimmarrje, është vendosur që objektivat e vetes të harmonizohen në këtë formë.
PYETJA: E keni marrë parasysh që do jetë garë e vështirë për ju?
OLTA XHAÇKA: Unë nuk jam e fundit, është Niko Peleshi. Unë jam e pesta. Por kjo është një formë e organizuar, më e mira që siguron mandat të 6-të, dhe tentojmë për mandat të 7-të. 6 mandate në Korçë janë të garantuara, por mund të marrim edhe të 7-tin. Është një mundësi reale.
Mundësi reale për të marrë 7 mandate. Korça është një qark tradicionalisht i majtë, është punuar shumë mirë, ka pasur shumë investime. Gjithë Tirana ka dëshirë të shkojë për turizmin e fundjavës. Apo thjesht do ta vizitojë. Qytetarët e Korçës e shohin këtë. Nuk ka prekur vetëm zonat urbane, por edhe rurale. Me gjithë mundësitë për fermerët, grantet. Aspirata jonë është 7 mandate. Pritet të shihet, sepse nuk varret nga drejtuesi politik apo gjtihë të tjerët për të marrë një rezultat edhe më të mirë akoma nga çfarë kemi pasur në 2017. Çështja është se pse veprojnë bashkë kur listat janë të hapura, por fokusi s’duhet të jetë tek votat personale. Hapja e listave sot, do të ketë një ndikim nesër, që do të thotë se mund të mbështesin përfaqësuesit e tyre. Edhe gara e shëndetshme do të sjellë pluse tek PS dhe partitë e tjera. Nëse punojmë në mënyrë të koncentruar, pavarësisht se votat do të vijnë, se dikush ka simpati në komunitet, dikush se të pasurit jehonë në publik e favorizon. Të gjitha këto mblidhen, dhe çojnë në mbledhje votash, shkojmë në 7. 6 janë të sigurtë.