Rrëzimi i avionit rus në 24 nëntor mund të ishte nisja e një lufte mes Rusisë dhe Turqisë.
Kryeministri rus Dmitry Medvedev tha se Rusia ishte e gatshme të niste një luftë.
“Diskutuam mundësinë e nisjes së një lufte pas rrëzimit të avionit Su-24. Por lufta do të sillte pasoja tragjike për të dy popujt. Në vend të kësaj vendosëm të jepnim një përgjigje tjetër. Ta luftonim ekonomikisht dhe politikisht Turqinë. Nëse incidenti do kishte ndodhur disa dekada më parë, tashmë do të ishim në luftë”, tha Medvedev.