Kryediplomati gjerman në Tiranë Peter Zingraf u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të garantojnë zgjedhje të pastra dhe transparente me 25 Prill.
“Unë i kërkoj qeverisë shqiptare ta përdore procesin e Berlinit për të përshpejtuar projektet me dimension rajonal që mund të financohen edhe nga plani i investimeve nga BE për Ballkanin perëndimor. Duhet të vijojnë reformat për të përmirësuar klimën e biznesit sidomos nëpërmjet vijimit të Reformës në Drejtësi për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe për të mbajtur zgjedhje të pastra dhe transparente”, tha Zingraf.
Sipas ambasadorit Peter Zingraf bashkëpunimi ambasadorëve të shteteve evropiane në Tiranë dhe ambasadës amerikane nuk është influencuar nga qëndrimet e ish-administratës Trump. Zigraf tha se shtetet ballkanike duhet ta kthejnë në realitet krijimin e tregut të përbashkët rajonal.
“Unë ju kërkoj të gjashtë shteteve ballkanike që ta kthejnë në realitet tregun e përbashkët rajonal Kjo mund të konkretizohet nga hapa si thjeshtësimi i procedurave për lëvizjen e qytetareve mes këtyre shteteve pra kalimi i kufijve me ID card apo korridore të gjelbra për të përshpejtuar procedurat doganore”, u shpreh Peter Zingraf.
Për Gjermaninë iniciativa e Berlinit është një udhërrëfyes për rrugën drejt integrimin evropian ndaj nga mbledhja e Korrikut në Berlin priten projekte të tjera të prekshme mes krerëve të shteteve ballkanike dhe atyre të BE-së.
/a.r