Ditën e sotme do të vaksinohen mësuesit e gjashtë shkollave në qytetin e Beratit, mësohet se vaksinimi po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”.
Mësuesit janë lajmëruar nga Drejtoria Vendore Arsimore një natë më parë, dhe të gjithë janë paraqitur në këtë shkollë për të marrën dozën e parë të vaksinës.
Këta mësues do të vaksinohen me dozat e Astrazeneca që erdhën mbrëmjen e të shtunës në aeroportin e Rinasit. Konkretisht do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.
Në total, janë 210 mësues që presin në radhë për të marrë dozën e parë.
Procesi po ecën normalisht, megjithatë 292 mësues nuk do të kryejnë vaksinën kundër COVID pasi ata janë prekur nga virusi ditët e mëparshme.
Gjirokastra në përpjesëtim me numrin e banorëve të saj, konsiderohet një qytet me risk të lartë sa i përket COVID-19.
g.kosovari