Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.
Viktima, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur është banor i fshatit Mursi, bashkia Konispol. Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.