Ky është momenti kur 23-vjeçari Ernejt Shyti ndjek Behar Sofinë pak minuta para ekzekutimit mëngjesin e 25 shkurtit. ABC ka siguruar videon kur 66-vjeçari ngrihet nga kafja dhe kalon rrugën te vijat e bardha duke ecur me duar në xhepa. Pas tij edhe i riu kalon rrugën anë të lumit të Lanës para këmbëve të Sofisë duke bërë si i çaluar.
Shyti kalon rrugën para tij i kamufluar, dhe bën sikur merr drejtim tjetër ndërsa në momentin kur Sofia largohet, 23-vjeçari ndryshon drejtimin duke shpejtuar hapin në të njëjtën anë ku po ecën 66-vjeçari. Ekzekutimi i Sofisë ndodh vetëm disa sekonda më pas. Sipas burimeve të njëjtin rreng 23-vjeçari e ka përdorur edhe në momentin kur është larguar pasi ka ekzekutuar Sofinë.
Pas kapjes, prokurorët kanë kërkuar një ekzaminim fizik të Shytit për të parë nëse kishte ndonjë problem nga këmbët apo jo. Pas ekzaminimit, mjeku ka konstatuar se Shyti nuk ka probleme nga këmbët, gjë që ka bërë prokurorinë të dyshojë se ai ka stimuluar këtë veprim me qëllim vështirësimin e punës së autoriteteve për të shkuar tek vrasësi i Behar Sofisë.
Shyti u arrestua javën e kaluar bashkë me tre persona të tjerë. Krahas Shytit, të arrestuar janë Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e Behar Sofisë dhe më pas gjeti ekzekutorin përmes Xhuljano Vishës./a.p