Shumë të rëndësishëm e konsideron kryeministri Edi Rama të dielën e 25 Prillit kur pritet të votohet për qeverinë që do të na drejtojë 4 vitet e ardhshme.
Kreu i qeverisë ndodhej në Lezhë për të prezantuar ekipin e tij në këtë qark, ndërsa përsëriti synimin e qeverisë për pagën minimale, heqjen e tatim fitimit për pagat deri në 40 mijë lekë etj.
Po ashtu ai preku disa nga projektet kryesore të qeverisë për qarkun e Lezhës.
“Lindita Nikolla është këtu si afirmim i vullnetit për ta çuar më tutje Lezhën dhe të gjitha zonat e këtij qarku që ka ende potenciale të mëdha, të pashfrytëzuara. ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë, Lezhën dhe të gjithë Shqipërinë. Është moment i rëndësishëm për të gjitha kategoritë shoqërore. Është një moment kuptimplotë për ata që sot kanë një pagë minimale 50% më të lartë, por do ua rrisim vit pas viti për t’ua rritur në 400 mijë lekë në fund të këtij mandati. Është moment i rëndësishëm edhe për ata që kanë një pagë në 400 mijë lekë që janë 63% e forcës punonjëse të Shqipërisë në sektorin publik apo privat, që nga janari i 2022 do u heqim tatimin mbi fitimin. Në gjithë këto masa besoj është domethënëse edhe fakti që nuk do të rrisim pagën e ministrave dhe deputetëve deri në vitin 2025. Ne kemi nisur një proces për atë segment të korridorit blu që quhet tashmë edhe në gjuhën e BE-së. Rruga Milot-Fier do të jetë vepra më e madhe publike në infrastrukturë rrugore në mandatin tonë të tretë, ashtu sikur është realitet kantieri i rrugës së shumë herë premtuar dhe shumë herë pritur në këtë komunitet, Shëngjin-Velipojë, pas lidhjes me kompaninë fituese. Nga ana tjetër jemi në proces sikur e ka thënë publikisht duke informuar komuniteti për parkun e madh industrial që do të sjellë shumë mundësi të reja punësimi dhe që ka interes në rritje nga kompani të huaja që të vendosen në këtë park. Ashtu sikundër edhe parku tjetër i prodhimit të energjisë së erës. Projekti që po punojmë është porti turistik i Lezhës”, tha Rama.
/a.r