Autoritetet kanë theksuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 20 të tjerë, ku mes tyre gra e fëmijë si dhe si pasojë e sulmeve ka patur dëme të mëdha.
Njoftohet se avionët luftarakë të ushtrisë ruse në sulmet e ndërmarra në vendbanimet me civilë nën kontrollin e opozitarëve në Alepo kanë vrarë 15 persona dhe kanë plagosur 20 të tjerë.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në Alepo mësohet se avionët e ushtrisë ruse kanë sulmuar me “bomba vakum” lagjet Salihiyn, Kerm Tarrab dhe Shejh Said në qendër të Halepit si dhe në rajonin Han Tuman në jug të qytetit dhe në komunën Anadan në veri të qytetit.
Autoritetet kanë theksuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 20 të tjerë, ku mes tyre gra e fëmijë si dhe si pasojë e sulmeve ka patur dëme të mëdha.
Husejin Abdulfettah, një prej aktivistëve në jug të Alepo tha se avionët rusë që nga mëngjesi e deri tani kanë bombarduar intensivisht rajonet nën kontrollin e opozitarëve në jug të Alepo.
Abdulfettah, duke vënë në dukje se pavarësisht sulmeve ajrore ruse, forcat opozitare kanë përparuar kundër forcave të regjimit në jug të qytetit. Ai u shpreh më tej se: “Teksa avionët rusë mbështesin në jug të qytetit forcat e Asadit, ato gjithashtu mbështesin edhe PYD dhe organizatën terroriste DAESH në veri të qytetit”, raporton AA
Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator pati njoftuar se kishte nisur sulmet ajrore kundër DAESH në territorin sirian. Por avionët rusë më shumë kanë në objektiv bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në rajonet Homs, Hama, Idlib dhe Alepo.