Aktivistja Brizida Gjikondi ka reaguar e revoltuar për skenat e dhunës në Elbasan, sidomos për faktin se dy gra si Grida Duma e Monika Kryemadhi, janë shfaqur entuziaste për aktet e dhunës.
“Dje ishte një festë pagane! Ku epiqëndër është përherë Elbasani, djep i dijes dhe tolerancës!
Por dje Elbasanin e bënë kurban, e prenë në besë..
I dhanë një konotacion kriminal.
Çka ishte më e shëmtuara në këtë histori ishte përkrahja që i dhanë dhunës zonja Duma dhe Kryemadhi.
Po si mundet një grua, një nënë, të shoh bij nënash të tjera që rrihen e shqyhen e shahen me ulërima, si nuk ju prishet gjaku?! Mua më prishet!
Listat duhet te kenë në përbërje burra dhe gra dinjitoze, e përsëris dinjitoze!
Jo agresive, jo imorale, jo të korruptuara , duhet të jenë shëmbuj të gjallë morali, jo zjarrëhedhëse dhe gojëhelm. Nuk kemi nevojë për të tilla.
Vota dhe jo dhuna është fjala e parë dhe e fundit! Asgjë tjetër”, shprehet ajo.
Dhe të mendosh që gjatë ditëve të fundit, Grida Duma është marrë në mbrojtje nga opozita, me argumentin se ishte dhunuar psikologjikisht nga Edi Rama.
Ndërsa vetë ajo, jo vetëm që nuk shqetësohet, por nxit dhunën fizike. /TemA
g.kosovari
Si mund ta urresh kaq vendin tend?