Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar përmes një “Instastory” një ndër dështimet sipas tij të qeverisë Rama.
Teksa na ndajnë 40 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me vdekshmërinë e mjekëve që ka krijuar pandemia në Shqipëri në krahasim me vendet e Evropës.
Ai më pas e ka dhënë vetë përgjigjen duke thënë se Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të trupës mjekësore në Evropë.
g.kosovari