Akullnajat në Malin Everest janë ulur për 28 për qind në 40 vitet e fundit, kanë konfirmuar shkencëtarët kinez. Matjet në malin më të lartë në botë në kufirin e Nepalit me Kinën të vendosur më 1970-ën janë krahasuar me të dhënat e reja, të cilët i kanë mbledhur shkencëtarët e Akademisë kineze të Shkencës dhe Artit “Hunan”, raporton agjencia Singhua.
Shkrirja e akullnajave në malin e lartë 8844 metra ka sjellë zgjerimin e liqenit dhe rritjen nivelin e ujit në lumenj, sipas një shkencëtari të laboratorit shtetëror pranë akademisë.
Liqenet e ngrira të cilat në vitin 1990 kanë pasur hapësirë prej 100 km katrorë, tash shtrihen në një hapësirë prej 114 km katrorë, thotë shkencëtari Kang, prijës i ekipit që ka bërë hulumtime në terren.