Duke pasur një mendje unike dhe briliante, Profesori Stephen Hawking e dinte saktë se çfarë dëshironte t’i shkruhej në gurin e varrit të tij.
Natyrisht, si një fizikan teorik dhe një gjeni që ndoshta më s’do ta kemi, është e pamundur që ai të përshkruhet me fjalë.
Dhe kjo është një arsye më tepër pse varri i profesorit nga Cambridge ka ekuacionin më të rëndësishëm të jetës së tij të gdhendur në të, transmeton Gazeta Express.
I njohur si Ekuacioni i Hawking – apo Bekenstein – kjo formulë përcakton zbulimin më të madh të karrierës së tij. Katër dekada më parë, Haëking tronditi botën e kozmosit duke treguar se si – në vend se të jenë komplet të zeza – vrimat e zeza në fakt shkëlqejnë.
Ky shkëlqim, sot e kësaj dite njihet si “rrezatimi Hawking”. Ky ishte një zbulim që ndryshoi mënyrën se si shkencëtarët do ta shihnin universin përgjithmonë. Hawking tregoi se si vrimat e zeza lëshojnë rrezatim dhe grimca, para se të eksplodojnë dhe të zhduken. Ai e kuptoi se vrimat e zeza krijojnë rrezatim, duke e humbur masën e tyre ngadalë. (b.an)