Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn u pritën pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm Bushati. Në një status në Tëitter, Bushati shkruante se “Moti është i stuhishëm, por mirëseardhje e ngrohtë në Shqipëri për Juncker dhe Hahn. 2018 është një dritare e vërtetë e mundësisë për Shqipërinë që të përparojë në rrugën drejt BE-së”.
Më pas dy zyrtarët e lartë të KE u drejtuan për në kryeministri ku u pritën nga Rama. Juncker dhe Hahn ishin të shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin, e cila është sulmuar shumë nga opozita. Në Kryeministri kanë tërhequr vëmendjen dy veprime të Presidentit të Komisionit Europian, përshëndetja e Bushatit si ushtarak, ndërsa i ka puthur dorën ambasadores Vlahutin.
Juncker dhe Hahn do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Ata do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.
Jean-Claude Juncker i puth dorën ambasadores se BE ne Tirane, Vlahutin
Juncker duke pershendetur Bushatin si ushtarak.