Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar sot përkohësisht nga burgu.Selimi, dikur edhe komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ambasador i Kosovës në Shqipëri, është lejuar që të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij, të martën.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, në internet, Selimi shihet duke festuar me ish kreret e UCK, sot presidentin e vendit Thaci dhe Sami Lushtakun.
Pranë tij, në fotografi, shihen edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.Selimi është i dënuar me dënim unik prej 8 vjetësh për dy rastet, Drenica 1 dhe 2, mbi bazën e akuzave për krime të luftës.
Me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi qe dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim, përgatiti Express. (b.an)