Çifti më i rezervuar në Hollywood më në fund ka vendosur të dalë zbuluar në publik. Në eventin e Clive Davis Gala, Katie Holmes e Jamie Foxx janë ulur në të njëjtën tavolinë duke i buzëqeshur dhe përkëdhelur duart njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes, transmeton tch.
Sipas medieve rozë çifti po përjeton një histori dashurie prej katër vitesh, por deri më tani ia kishin dalë ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre.
Sipas spekulimeve në media, ish zonja Cruise, pas divorcit me Tom Cruise nuk mund të kishte një lidhje dashurie për të paktën pesë vjet.
Por tashmë kjo klauzolë e divorcit ka përfunduar, edhe pse nga ana e çiftit ende nuk ka një konfirmim për lidhjen e tyre. (b.an)