Piktura tregon një femër të pandërgjegjshme në një karrige dhe dy burra që përpiqen ta rianimojnë. Kishte disa të çara dhe zbehje të ngjyrave. Ankandi filloi me disa oferta duke nisur nga 250 dollarë dhe nuk vonoi shumë arriti në shifrën e llogaritur nga Ned. Megjithatë shumë shpejt dhe papritur doli një shifër prej 5000 dollarë, ishte një ofertë nga një i interesuar që telefononte nga Franca dhe nuk ishte i vetmi, edhe një gjerman që tejkalonte ofertat e dhëna…
Pse kemi një pikturë në dhomën e ngrënies? – mendonte vazhdimisht Ned Landau gjatë fëmijërisë se vet. Bashkë me dy vëllezërit e tij Roger dhe Steven nga Nju Xhersi nuk i shihnin asnjë të mirë asaj kuadroje antike të gjyshit. Vepra e artit ishte blerë nga nja paraardhës, por gjyshi nuk imagjinonte vlerën e vërtetë të saj.
Kur vdiq u trashëgua nga nëna e tre vëllezërve, e cila shiti disa objekte, por vendosi ta mbante kuadron. Me vdekjen e saj në vitin 2010 vepra i mbijetoi një shitje të re bashkë me disa takëme porcelani dhe disa objekte në argjend. Me kalimin e viteve piktura përfundoi në bodrum dhe ishte Ned ai që e nxori në shitje. Gjatë ankandit vëllezërit shpresonin që t’i merrnin një shifër të mirë që Ned e vlerësoi se 800 dollarë do të ishte një rezultat për këtë vepër.
Piktura tregon një femër të pandërgjegjshme në një karrige dhe dy burra që përpiqen ta rianimojnë. Kishte disa të çara dhe zbehje të ngjyrave. Ankandi filloi me disa oferta duke nisur nga 250 dollarë dhe nuk vonoi shumë arriti në shifrën e llogaritur nga Ned. Megjithatë shumë shpejt dhe papritur doli një shifër prej 5000 dollarë, ishte një ofertë nga një i interesuar që telefononte nga Franca dhe nuk ishte i vetmi, edhe një gjerman që tejkalonte ofertat e dhëna.
“Të gjithë në sallë mbetëm të befasuar. Garimi mes dy ofruesve nuk kishte të mbaruar,” – u shpreh Ned. Në fund blerësi gjerman bëri ofertën e fundit që nuk u tejkalua nga rivali i tij dhe kështu që piktura u shit për 1.100.000 dollarë. Aty ai dha edhe shpjegimin: “Është një Rembrand! Kam kohë që e kërkoj këtë pikturë.”
Specialistët e huaj e kishin identifikuar veprën që rezulton se është një nga punët e para të piktorit hollandez, pjesë e një serie prej 5 veprash mbi shqisat të krijuar në dekadën e 1620 gjatë adoleshencës së tij. Në këtë rast bëhet fjalë për të nuhaturit. Më pas piktura u restaurua dhe u hodh sërish në shitje dhe arriti vlerën 4 milionë dollarë. Kjo diferencë në shitje i shkoi ekspertëve që e shquan, por edhe familja arriti një shumë të konsiderueshme nga 800 dollarë që e prisnin arritën të merrnin 1 milionë. (Bota.al). (b.an)